Rrëfimi i të penduarit: Ja si “killerat” shqiptarë eliminuan bosin e mafies...

Rrëfimi i të penduarit: Ja si “killerat” shqiptarë eliminuan bosin e mafies kalabreze

319
0
Shares

Një klan mafioz kalabrez në Vibo Valentia ka përdorur vrasës shqiptarë për të eliminuar 1 figurë të rëndësishme të një klani rival.
Kjo zbulohet nga një rrëfim i një vrasësi italian, i cili tanimë ka marrë statusin e të penduarit. Nicola Figliuzzi, 27 vjeç, tashmë po bashkëpunon me hetuesit e Anatimafian e Catanzaro-s.
Lidhur me vrasjen e Francesco Scrugli-t, ngjarje e ndodhur në Vibo Marina, në lagjen “Pennello”, në Mars 2012, ku u plagosën edhe dy të tjerë që ishin me viktimën: Raffaele Moscato e Rosario Battaglia, Nicola Figliuzzi thotë:
“Ekzekutorët e vrasjes së Scrugli-t ishin Uras (Mauro, maqedonas) dhe Ibrahimi (Arben, maqedonas me origjinë shqiptare i akuzuar për disa krime) nëse mbaj mend mirë…”
Bëhet fjalë për 2 vrasës (i dyti i kaluar në mesin e bashkëpunëtorëve me drejtësinë) të punësuar nga klani “Patania” i lidhur me ‘Ndrangheta-n’ për të eliminuar rivalët.
“Francesco Alessandria (një tjetër vrasës) shoqëronte gjithmonë killerat shqiptarë si dhe Urasin me makinë, të cilët i morri në Pizzo. Patania-t kishin një shtëpi në Pizzo, të cilën ia vunë në dispozicion shqiptarëve për vrasjen, e aty kam fjetur edhe unë….”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY