Kryemadhi: Rama e Tahiri ti nxjerrin, e dinë ku fshihen 3 zyrtarët...

Kryemadhi: Rama e Tahiri ti nxjerrin, e dinë ku fshihen 3 zyrtarët e kërkuar të Policisë

109
0
Shares

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë së Brendshme se nuk i gjeti në banesë pas kontrolleve 3 policët, pas urdhër-arresteve e lëshuar nga Prokuroria për Krimet e Rënda për tre policët
Kryemadhi tha se “rendi nuk ekziston në Shqipëri dhe kjo sot u vërtetua më shumë se kurrë”.
“Ky veprim i sotëm është në mbrojtje të bandave të drogës”, u shpreh ajo në një deklaratë për shtyp.
“Rendi nuk ekziston më në Shqipëri. Përfshirja në tregun e drogës së Policisë së Shtetit ka vërtetuar akuzat tona. Është pjesë e banditizmit të Habilajve. Ky veprim i sotëm është në mbrojtje të bandave të drogës. Sot e kësaj dite nuk janë ndaluar vëllezërit Habilaj, në kërkim. Vetëm Rama e Tahiri e dinë se ku fshihen, dinë lëvizjet e tyre. Ata kanë frikë se ndokush nga ata flet dhe nxjerr emrin e Ramës, përgjegjësin kryesor të kanabizimit të vendit.
Ai ka më shumë frikë se tre policët e akuzuar, apo Haki Çako, njësoj të komplikuar në trafikun e drogës, ku fituan para për blerjen e votave më 25 qershor.
Duhet të bashkojmë forcat e të shporrim një herë e mirë këtë qeveri krimi . Heshtja e tyre nuk do i shpëtojë dot nga fajësia e rrënimit të Shqipërisë”, u shpreh Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY