DETAJE/ Dosja e EULEX zbardh implikimin e Vangjush Dakos me trafikantë droge

DETAJE/ Dosja e EULEX zbardh implikimin e Vangjush Dakos me trafikantë droge

149
0
Shares

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, rezulton të jetë përgjuar nga strukturat e EULEX-it të Kosovës duke komunikuar me trafikantë të lëndëve narkotike.
Burime zyrtare nga Prokuroria pohojnë për “Panoramën” se në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ekziston një dosje në të cilën është i përfshirë edhe kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Të njëjtat burime sqarojnë se emri i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, në përgjimet e EULEX-it ka dalë gjatë kohës kur kjo strukturë ka pasur nën përgjim persona të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike në Durrës që bashkëpunonim me trafikantë nga Kosova. Përgjimet mësohet të jenë realizuar disa muaj më parë, kohë kur në Shqipëri kishte nisur fushata për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
Sipas burimeve, kryebashkiaku i Durrësit ka pasur kontakte me personat që kanë qenë nën përgjim nga EULEX-i. Për shkak të përfshirjes së emrit të kreut të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako në këtë histori, EULEX mësohet t’ia ketë kaluar dosjen hetimore dhe përgjimet e realizuara Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Prokurori
Dosja në të cilën ishte i përfshirë një zyrtar i lartë në përgjime me persona të dyshuar si trafikantë të lëndëve narkotike, mësohet të ketë qenë edhe arsyeja e largimit të prokurorit të komanduar, Anton Martini, nga prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Shkodrës.
Burime nga Prokuroria sqarojnë se çështjen e hetimit për kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, në Prokurorinë e Krimeve të rënda e ka marrë prokurori Anton Martini.
Të njëjtat burime theksojnë se dosja me përgjimet e sjella nga EULEXi ka qëndruar në zyrën e prokurorit Anton Martini për mbi katër muaj.
Por, kur kreu i PD, Basha ka denoncuar përgjimet për Dakon, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla kishte marrë vendimin për transferimin e prokurorit të komanduar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Anton Martini, si kryeprokuror në Prokurorinë e Shkodrës

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY