VITI 2016/ Raporti i SHÇBA: Policët dhe hashashi, 40 efektivë të përfshirë

VITI 2016/ Raporti i SHÇBA: Policët dhe hashashi, 40 efektivë të përfshirë

153
0
Shares

Gjatë vitit 2016, kur në vend kultivimi i kanabisit arriti kulmin dhe ky fenomen u përhap masivisht, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka pasur nën hetim mbi 40 efektivë të niveleve të ndryshme, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Informacionet e strukturës në varësi të ministrit të Brendshëm janë pjesë e disa procedimeve penale dhe i janë vënë në dispozicion edhe Prokurorisë.
Nga ana tjetër, edhe Shërbimi Informativ Shtetëror i ka dorëzuar Ministrisë së Brendshme një listë edhe më të gjatë me punonjës policie të përfshirë në kultivimin e kanabisit nga veriu në jug të vendit.
Në raportin e SHÇBA-së për vitin 2016, thuhet se janë arrestuar 8 punonjës policie, por këtë vit mesa duket numri do të jetë më i madh.
Për këtë vit ky nuk është rasti i parë që organi akuzës lëshon urdhër-arreste për punonjës policie. Në fillim të shkurtit Prokuroria urdhëroi arrestimin e shefit të Rendit në Policinë e Vlorës, Haki Hasanbegaj dhe efektivit të Komisariatit të Policisë së Tepelenës, Gani Abazi, të cilët sipas organit të akuzës kishin bashkëpunuar me trafikantët.
Ndërkohë, SHÇBA vijon hetimet edhe për raste të tjera ku dyshohet se policia ka pasur dijeni, si rasti i zbulimit të magazinës me 12 tonë kanabis në prill të këtij viti në fshatin Pagri të Përmetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY