Mosarrestimi i 4 ish-drejtorëve/ Ironia therëse e Berishës: Noriega i jep azil...

Mosarrestimi i 4 ish-drejtorëve/ Ironia therëse e Berishës: Noriega i jep azil politik në Shqipëri narkodrejtorëve të nderuar të drogës

115
0
Shares

Në Shqipëri është krijuar një situatë krejt e paprecedentë gjatë 24 orëve të fundit, pasi Prokuroria për Krimet e Rënda ka shpallur urdhër-arreste për katër ish-drejtorë të policisë në qarqe, ndërsa ata dyshohet se janë arratisur dhe të paktën në një rast prej tyre, kolegët e policisë kanë refuzuar të kryejnë ndalimin. Këtë gjendje kaosi brenda policisë së shteti e ka ironizuar në një postim në Facebook ish-kryeministri Sali Berisha, duke bërë natyrisht fajtor kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako. Berisha duke ju referuar kryeministrit shprehet se Noriega me dekret të posaçëm i ka dhënë azilin politik në Shqipëri, katër narkodrejtorëve dhe baronëve të nderuar të drogës.

Postimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:
Breaking News!
E pabesueshme por e vertete!
Qytetari dixhital informon:
Alban Çela, Gjergj Kohela, Sokol Bode dhe Jaeld Cela fitojne azil politik ne narkoshtetin e Shqiperise.
Te dashur miq, sot, kur te gjithe shqiptaret po presin me zemer te ngrire para mediave prej 24 oresh arrestimin bazuar ne urdher arrestin e prokurorise te kater narkodrejtoreve, lajmet e fundit jane historike dhe unike. Ato bejne me dije se vete Noriega, se bashku me Fatmir dhe Haki Drogen, kane vendosur dhe iu kane dhene azil politik ne narkoshtetin e Shqiperise, kater te persektuarve politik per drogen, narkodrejtoreve, baroneve me uniforme te saj; Alban Çela, Gjergj Kohela, Sokol Bode dhe Jaeld Cela. Ata e moren kete vendim historik pasi bllokuan drejtesine per arrestimin e Saimir Tahirit, princit te zi te narkoshtetit.
Ne dekretin e Norieges, per motivacionin e dhenies se azilit politik kater baroneve me uniforme te droges lexohet:
Narkodrejtoreve dhe baroneve te nderuar te droges Alban Çela, Gjergj Kohela, Sokol Bode dhe Jaeld Cela iu akordohet azili politik ne Narkoshtetin e Shqiperise per kontributin e tyre tejet te çmuar ne ndertimitn e Narkoshtetit. Keta barone fisnik te droges punuan me perkushtim te madh per te shnderruar ne realitet zotimin solemn elektoral te Edvin Kristaq Rames para shqiptareve se “do ndertojme shtet”, çka vetekuptonte Narkoshtetin e pare ne Europe dhe te dyte ne bote!
Ky dekret hyn ne fuqi menjehere! Por ky dekret eshte i perkohshem, arsyet do t’i shpjegojme me vone?!?!
Firmosur:
Edvin Kristaq Rama alias Noriega,dv
Kunder firmosur: mekembesit e Norieges
Fatmir Droga,dv; Haki Droga,dv
Tirane me 22:11:2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY