DOSJA HABILAJ/ Kreu i SHÇBA tek Krimet e Rënda për të dëshmuar...

DOSJA HABILAJ/ Kreu i SHÇBA tek Krimet e Rënda për të dëshmuar mbi dekonspirimin e operacionit

146
0
Shares

Prokuroria për Krimet e Rënda ka thërritur këtë të enjte për të dëshmuar drejtorin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit. Edi Merkaj është kërkuar nga prokurorët pas daljes së urdhër-arresteve për tre ish-zyrtarë të Policisë së Vlorës. Gjatë hetimeve të dosjes “Habilaj” prokurorët dyshojnë se, me mosveprimet e tyre kanë lejuar vëllezërit Habilaj të kultivojnë kanabis sativa. Për një prej këtyre drejtuesve, Sokol Boden, ish-shef i Krimeve dhe ish-shef i kufirit në drejtorinë e Vlorës, për të cilin opozita ka publikuar edhe fotografi të tij me vëllezërit Habilaj, edhe Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë se arrestit me burg. Ndërsa për Jael Çela, ish-drejtori i Policisë së Qarkut të Vlorës dhe Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar, në drejtorinë e Qarkut Vlorë, janë nxjerrë urdhra ndalimi. Akuza që qëndron mbi ta është ajo e mosveprimit ndaj kultivimit të kanabis sativës në këtë qark. Të tre ish-drejtuesit e Policisë së Vlorës kanë drejtuar aty gjatë viteve 2014 – 2016. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për arrestimin e tyre nga policia. Aktualisht të tre ish-shefat e policisë janë në dispozicion dhe nuk kryejnë funksione. Ata u shkarkuan nga detyra me urdhër të ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj. /TCH/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY