Zbardhen përgjimet e palës mbrojtëse/ ‘Pse i la shoferi i Tahirit patentat...

Zbardhen përgjimet e palës mbrojtëse/ ‘Pse i la shoferi i Tahirit patentat aty?’ Sota: Dola një ditë me të…kot, pa lidhje

163
0
Shares
Orest Sota, ne gjykate

Bisedat që disponohen nga Prokuroria dhe që u përdorën si alibi për të kërkuar lirinë e Orest Sotës nga avokati i tij mbrojtës janë zbardhur sot. Aty ka biseda midis biznesmenit 25 vjeçar të arrestuar dhe shoferit të tij, ku Sota jep shpjegimet për mënyrën se si janë gjendur në makinën e tij patentat e ish-¬ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. “Panorama” disponon të plotë dokumentin e mbrojtjes, të paraqitur në Gjykatë, me të gjitha bisedat e përgjuara apo të dhëna vullnetarisht që vërtetojnë, sipas mbrojtjes, se paratë ishin vërtet të destinuara për “Kurum” në formën e një garancie për marrjen e një sasie të konsiderueshme të hekurit për firmat e Lefter Sotës.
02.11.2017. Përgjimet ambientale në Drejtorinë e Policisë Elbasan, Orest Sota i përgjigjet pyetjes së Leonard Almetës, shoferit të tij.
Leonard Almeta: Pse i la Genti (Caka, shoferi i Tahirit) patentat aty?
Orest Sota: Dola një ditë me të… kot pa lidhje… i la aty në kroskot… pa lidhje.
03.11.2017. Në përgjimin e numrit të telefonit të shtetasit Genti Caka, evidentohet një bisedë me një person në orën 17:37, i cili shprehet për patentat:
“Patentat i kam pasur unë. Kam pasur makinën e tij dhe i lashë aty. Patentat i kam marrë unë para 2 muajsh në Durrës dhe i lashë aty. Është gabimi im, jo i tyre”.
03.11.2017. Në orën 18:35, Lefter Sota ka komunikuar me një person me emrin G** (nr. 6******) dhe i deklaron:
“Ishin lekët e Netës që i kisha hequr që në 2009. Lekët nga Banka Popullore që u shitën. Fola me ‘Kurum’ dhe u thashë që t’i lë si garanci. Isha gati dhe thashë do iki në Elbasan. I mori djali për t’i çuar se kishte rrugën për në Vlorë …”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY