Vetëvarja e 12-vjeçari trondit Belshin, nëna: E kërkova që të hante drekën,...

Vetëvarja e 12-vjeçari trondit Belshin, nëna: E kërkova që të hante drekën, e gjeta në litar…

121
0
Shares

Një 12-­vjeçar nga Belshi është gjetur i vetëvarur mesditën e së mërkurës, ndërsa ende nuk është gjetur shkak rreth kësaj tragjedie. Policia bën me dije se informacionin e ka marrë në një telefonatë në sallën operative ku edhe janë lajmëruar nga familjarët për vetëvarjen e tij. Mësohet se 12­-vjeçari me iniciale E.E., me banim në qytetin e Belshit, ka shkuar si çdo ditë në shkollë. Ai është kthyer në shtëpi pas mësimit dhe në momentin që familja do të drekonte, kanë nisur ta kërkojnë në banesë. Pasi ata nuk e kanë gjetur në asnjë nga dhomat e shtëpisë, kanë nisur ta thërrasin në oborr dhe më pas i janë drejtuar kasolles së bagëtisë. Ka qenë tragjike për nënën e tij, e cila e ka parë djalin e saj të varur me litar në një nga trarët e kasolles. Menjëherë ajo ka lajmëruar bashkëshortin, që ndërhyri për ta hequr nga litari, por gjithçka ka qenë e kotë pasi i mituri kishte ndërruar jetë. Edhe pse në gjendje mjaft të shokuar, prindërit e fëmijës janë marrë në pyetje nga policia, por ata nuk kanë qenë në gjendje të japin një shpjegim për këtë ngjarje të rëndë në familjen e tyre. “Asnjëherë nuk kemi vënë re shenja që fëmija ynë të ishte i ngarkuar psikologjikisht. Asnjëherë nuk e kemi keqtrajtuar apo t’i kemi bërtitur. Si çdo prind kemi kërkuar më të mirën për fëmijën tonë. Nuk kemi asnjë dyshim, nuk dimë si ta quajmë këtë tragjedi” , kanë pohuar prindërit. Sakaq, në pyetje është marrë edhe mësuesja e të miturit, i cili mësonte në klasën e gjashtë në shkollën e Belshit. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, mësuesja kujdestare ka deklaruar se ai ishte nxënës i qetë, përpiqej të ishte aktiv në shkollë dhe asnjëherë nuk kishte vënë re shenja mërzitjeje apo tërheqjeje te nxënësi i saj. Për shkak të kësaj ngjarjeje të rëndë, e cila është e mbushur me mister, blutë në prezencë të një psikologu kanë marrë në pyetje edhe shokët më të afërt të 12­-vjeçarit, të cilët mund të kenë pasur dijeni për ndonjë shkak të mundshëm që e çuan drejt këtij akti fatal për jetën. Por as ata nuk kanë mundur të japin ndonjë shkak të mundshëm për këtë ngjarje të rëndë. “Çdo pasdite bënim mësimet dhe dilnim luanim. Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me të”, kanë pohuar shokët e klasës së të miturit. Sakaq, Policia pohon se në trupin e të miturit nuk janë konstatuar shenja dhune, por vetëm shenjat e litarit në fytin e të miturit. Policia dyshon se një nga shkaqet mund të ketë qenë një depresion i çastit, gjithsesi hetimet vazhdojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen. Paraprakisht po hetohet nëse fëmija ka marrë një notë negative në shkollë, nëse ai ka pasur ndonjë debat me mësuesit, apo qoftë edhe me prindërit e tij për ndonjë notë të keqe. Por këto mbeten në kuadër dyshimi që nuk mbështeten në asnjë provë dhe momentalisht ngjarja mbetet e mistershme. Vetëvarja e të miturit ka tronditur familjen e tij, por edhe shokët e klasës, mësuesit dhe gjithë banorët e Belshit. Sipas banorëve, kjo ngjarje është e paprecedentë në zonën e tyre, ku një fëmijë i një moshe kaq të mitur të arrijë të kryejë një veprim kaq fatal për jetën e tij, siç është edhe vetë­ varja./Panorama/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY