EMRI & FOTO/ Një nga zyrtarët e policisë që kërkohet për t’u...

EMRI & FOTO/ Një nga zyrtarët e policisë që kërkohet për t’u arrestuar mund të jetë arratisur në SHBA

178
0
Shares
Foto, Sokol Bode (ne rreth majtas) - Moisi Habilaj (ne rreth ne mes)

Sokol Bode është një prej zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit për të cilin Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër arresti. Bode ka qenë shefi i policisë kufitare në Dhërmi.
Më pas u transferua në Policinë e Shkodrës, por pas publikimit të dosjes “Habilaj”, doli edhe një foto e tij me një Moisi Habilajn. Sokol Bode është personi në anën e majtë të kësaj fotoje, ku në mes qëndron Moisi Habilaj, kreu i organizatës kriminale që trafikonte drogë drejt Greqisë.
Pas publikimit të fotos ai u largua nga Policia e Shkodrës, ku shërbente pasi la detyrën e shefit të policisë kufitare në Dhërmi.
Burime të Lapsi.al thonë se ka dyshime që Bode të jetë larguar drejt SHBA-së fill pas publikimit të kësaj fotoje. Sidoqoftë kjo mbetet për t’u konfirmuar.
Për momentin nuk dihet ende kur do të ekzekutohen tre urdhër arrestet e Prokurorisë. Veç Sokol Bodes ka mandat arresti edhe për Jaeld Celën, ish drejtorin e policisë Vlorë dhe Gjergj Kohilën, shefin e krimeve të Vlorës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY