FAKTET/ Hilja e PS-së me emërimin e pasardhësit të Adriatik Llallës

FAKTET/ Hilja e PS-së me emërimin e pasardhësit të Adriatik Llallës

309
0
Shares

Prej disa ditësh, në kuadrin e skandalit Tahiri dhe bombave të tjera që priten të shpërthejnë, mazhoranca dhe opozita janë përfshirë në një debat të nxhehtë lidhur me atë që do ta pasojë kryeprokurorin Adriatik Llalla. Socialistët mbrojnë tezën se mandati i shefit altual të prokurorisë skadon në 2 dhjetor ndaj ai duhet të zëvendësohet urgjentisht nga parlamenti. Nga ana tjetër opozita bërtet se kjo është një manovër për të prishur dosjet e nxehta që janë në hetim duke vendosur në krye të institucionit një servil të Edi Ramës. E gjithë kjo përplasje bëhet edhe më e ashpër, sepse ndryshimet e reja që u bënë në kuadër të reformës në drejtësi parashohin një procedurë tjetër për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm: Ato sanksionojnë se ai duhet të zgjidhet përmes Këshillit të Lartë të Prokurorisë, një organ i ri që nuk është themeluar ende.

Pikërisht në mes të këtij debati ndërhynë edhe përfaqësuesit e OPDAT-it dhe EURALIUS-it, që shpesh kanë qenë  në qendër të kritikave për anshmërinë e tyre. Më nje argumentim juridik ata u munduan të japin zgjidhje. Sipas tyre, Kushtetuta nuk parasheh asnjë mundësi që mandati i Llallës të zgjatet. Prandaj ata propozuan zgjedhjen e një kryeprokurori të ri nga parlamenti. Sipas tyre, ai do të jetë i përkohshëm, aq kohë sa do t’i duhet për t’u ngritur organit të ri si Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Dhe ajo që bëri më shumë përshtypje qe propozimi i OPDAT-it dhe EURALIUS-it, që kuvendi duhet ta zgjedhë pasuesin e Llallës vetëm me shumicë të thjeshtë, pra vetëm me votat e PS-së.

Pikërisht ky propozim, për t’ia lënë në dorë shumicës qeverisëse kryeprokurorin e përkohshëm e ka bërë ish Ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani të akuzojë se dy organizmat këshillimorë juridikë ndërkombëtarë kanë vepruar me porosi të kryeministrit.

Pyetja e parë që ngrihet është: Pse është vonuar konstituimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë? Mos vallë për të vajtur drejt kësaj zgjidhjeje, që prokurorinë ta kapte qeveria? Me anë të një neni kalimtar që ia delegon parlamentit zgjedhjen e tij (shiko tabelën poshtë).

Por ka edhe më. Për mënyrën se si do zgjidhjej kryeprokurori ka pasur një debat të madh politik në vend. Dhe në fund, edhe me bekimin e ndërkombëtarëve u arrit në një kompromis. Që, pas propozimeve të tre kandidaturave të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kuvendi atë ta zgjidhte me konsensus, me dy të tretat e votave. Madje kompromisi shkoi edhe më tej që herën e parë, ky kryeprokuror të zgjidhej nga deputetët me një mazhorancë më të gjerë pra me 3/5 e votave (pra me 84 por me mbi 93 deputetë). (Shiko çfarë thotë Kushtetuta).

Pra kur për zgjedhjen e kryeprokurorit janë vënë kaq shumë filtra dhe është kërkuar kaq shumë konsensus, si mundet që në këtë situatë të nxehtë, drejtuesi i prokurorisë, qoftë edhe kalimtar, t’i lihet vetëm një partie të vetme?

Propozimi i OPDAT-it dhe EURALIUS-it ngjan të jetë vërtet i rrezikshëm. Lapsi.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY