“Financieri” i Habilajve mbetet në burg

“Financieri” i Habilajve mbetet në burg

118
0
Shares
Foto Nezar Seiti ne, gjykate

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Nezar Seitin, i akuzuar si një nga anëtarët kryesorë të grupit të Habilajve, i goditur në Itali për trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe armësh.
Seiti, i cilësuar ndryshe edhe si “financieri” i grupit kriminal, po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila e regjistroi procedimin ndaj tij në të njëjtën kohë me ish-ministrin Saimir Tahiri pas publikimit të përgjimeve të antimafias italiane.
Ndaj Seitit ka edhe një tjetër masë sigurie me afat 20-ditor për qëllime ekstradimi, pasi autoritetet italiane kanë lëshuar urdhër ndërkombëtar ndalimi për të.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY