Bankat rritin tarifat e shërbimeve, po ja cfarë ndodhi me një pensioniste...

Bankat rritin tarifat e shërbimeve, po ja cfarë ndodhi me një pensioniste sot

151
0
Shares

Bankat kanë rritur tarifat e shërbimeve të brendshme duke reduktuar edhe më shumë të ardhurat e qytetarëve që kanë nevojë për shërbime bankare në mungesë të mundësive për t’i kryer ato online.

Ndërkohë që penetrimi i internetit është vetëm 60% dhe shpesh cilësia e tij lë për të dëshiruar, sistemi bankar kërkon të ule kostot e brendshme përmes shërbimeve që ofrohen vetëm online. Aksesi në internet është mjaft i fragmentuar në shoqërinë shqiptare ndërsa kategori të ndryshme të popullsisë kanë shumë vështirësi për ta përdorur atë për shërbime sic janë ato bankare.

Po ku pyesin bankat? Ndërkohë që Banka qendrore është palë me to dhe nuk mbron konsumatorin.

Shikoni sa e trishtueshme është të shikosh një pensioniste që dëshpërohet në sportelin e bankës:

“Rastisa sot ne nje skene shume te dhimbshme ne nje dege te Raifaisen bank! Nje grua e moshuar disi, ishte te sporteli i arkes dhe sportelistja e arkes i thote qe duhet te paguaje 600 lek(te reja) per sherbimin e ofruar(si duket plotesonte ndonje dokument per ndihmen sociale nga bashkia). E pa pregatitur per kete pagese gruaja shperthen ne lot per pamundesine per te paguar!

Si eshte e mundur qe edhe nga keto njerez duhet te nxjerri fitim banka? Per 2500 apo 4000 lek qe nuk i dalin as per buke thate duhet te paguaje dhe 600 lek ne banke???

Skene vertet e dhimbshme mjerimi”! (
postuar nga Ilir Ndreu)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY