VIDEO/ Bashkëpunim shqiptaro-kinez për pastrimin e parave në Angli, ja arrestimi i...

VIDEO/ Bashkëpunim shqiptaro-kinez për pastrimin e parave në Angli, ja arrestimi i shqiptarit me 300 mijë paund

162
0
Shares

Agjencia britanike kundër krimit të organizuar NCA ka njoftuar shkatërrimin e një grupi kriminal shqiptaro-kinez të pastrimit të parave të drogës. NCA teksa poston edhe një video të aksionit bën me dije se në pranga kanë rënë dy shtetas kinez dhe një shqiptar. Mediat britanike shkruajnë se ata akuzohen për pastrim të parave që vinin nga aktivitete kriminale. Sipas agjencisë britanike, në videon e fundit, është përfshirë momenti i arrestimit të shqiptarit Fation Koka, i cili u kap në gusht te vitit 2016 me 300 mije paund, qe po ua dorezonte kinezeve ne parkimin e nje supermarketi ne Londer. Sipas agjencise, Fen Chen dhe Ying Lin akuzohet se pastronin paratë e grupeve kriminale shqiptare që vinin nga trafiku i drogës. Mediat njoftojnë se Koka më parë ka pranuar dy akuza për pastrimin e parave dhe është burgosur për 21 muaj. Ai do të deportohet pas përfundimit të dënimit të tij, pasi rezulton te jete ilegal në Angli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY