Dyshime nga SHKB e burgjeve për “vetëvrasjen” e 20 vjeçarit, ja çfarë...

Dyshime nga SHKB e burgjeve për “vetëvrasjen” e 20 vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës në Lezhë

289
0
Shares

Pas vetëvrasjes së njoftuar të të burgosurit 20-vjeçar Florian Kodra, në Shënkoll ku ndodhi ngjarja e rëndë ka zbarkuar SHKB e burgjeve. Sipas Syri.net burime të caktuara kanë bërë me dije se deklaratat kontradiktore dhe shenjat e dyshimta në qafën e të burgosurit në burgun e Lezhës tregojnë se kemi  të bëjmë me një vrasje dhe jo vetëvrasje. Kjo ngjarje që po mbahet e fshehtë nga Policia ngre dyshime të mëdha edhe për lëvizjet e fundit nga Ministrja e re në drejtimin e Burgjeve. Grupi i kontrollit të Burgjeve mësohet se ka përfunduar hetimin vonë pas mesnatës, kur dhe është rikthyer nga Lezha në Tiranë me një pikëpyetje që po endet në ajër, që Florian Kodra edhe mund të jetë vrarë. /Syri.net/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY