VIDEO/ Policia rrugore çel lotarinë, afat deri të premten…

VIDEO/ Policia rrugore çel lotarinë, afat deri të premten…

149
0
Shares

Roli ndëshkues i policisë, konkretisht asaj rrugore që jemi mësuar ta shohim vetëm duke mbushur fletën e gjobave për tejkalalim shpejtësie, mosvendosje rripi, apo parkim të gabuar, pritet  që të ndryshojë gjatë kësaj jave. Pikërisht në kuadër të javës së sigurisë, Policia Rrugore ka lançuar “Lotarinë e Radarit”. Sot në autostradën Tiranë-Durrës, Policia Rrugore ka nisur lotarinë që do të përzgjedhë 20 drejtuesit më të mirë. Nga terreni kreu i policisë rrugore që prezantoi nismën tha se do të zgjidhen drejtuesit model, që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe për ta do të ketë nga një policë sigurimi. “Kemi vendosur të zgjedhim drejtuesin model. Nga drejtuesit që respektojnë rregullat, do të zgjedhim më të mirët. Shorteu do të hidhet live të premten dhe do të zgjidhen 20 drejtues mjetesh, për të cilët do të dhurohen 20 polica sigurimesh. Do të kemi nisma të tjera në kuadër të javës së sigurisë rrugore”, deklaroi Dervishi.

Komisar Ervin Dervishi, Specialist në Drejtorine e Policise Rrugore lançon shorteun ‘Shoferi model’ Do dhurohen 20 siguracione automjeti për drejtuesit e mjeteve që respektojnë normat e shpejtësisë, ofruar nga gazsjellësi ‘TAP’ dhe kompania e sigurimeve ‘Atlantik’.Shorteu do të hidhet LIVE ditën e premte në ora 10:00 dhe mund ta ndiqni në faqen zyrtare në fb të Policisë së Shtetit Këtë javë, për shoferët që respektojnë shpejtësinë, në të tjerat për ata që nuk përdorin telefonin në drejtimin e mjetit, që vendosin rripin e sigurimit, respektojnë këmbësorët :)#udhëtoisigurt

Publié par Policia e Shtetit sur mercredi 22 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY