Denoncimi i rëndë nga burgu i Shënkollit: Florianin 20 vjeçar mund ta...

Denoncimi i rëndë nga burgu i Shënkollit: Florianin 20 vjeçar mund ta shpëtonin, po këtu s’e rru*n njeri, s’ka mjekë e as ilaçe

238
0
Shares

Burgu i Shënkollit në Lezhë u trondit ditën e djeshme nga një ngjarje e rëndë, ku një i burgosur 20 vjeçar i dha fund jetës duke u vetëvarur me çarçaf. Lidhur me këtë ngjarje, një nga të burgosurit që e njihte Florianin 20 vjeçar nga Shkodra, ka bërë një denoncim në redaksinë e JOQ, ku shprehet se punonjësit e burgut e lanë me vetëdije që të vdes. Sipas tij nëse Florianit do t’i jepej ndihma e duhur ai mund të idhte ende gjallë. Për më tepër denoncuesi shton se djaloshi që u vetëvar kishte kaluar në depression, ndërsa mjekët e burgut si për tallje i matnin tensionin.

Mesazhi i të burgosurit:

“Përshëndetje JOQ! JU shkruaj për atë djalin që vdiq sot, Florianin. Ai ka tentuar që të vrasë veten që mbrëmë dhe s’kan marrë asnjë masë për të, vetëm sollën një infermiere që i mati tensionin. T’i masësh tensionin një njeriu që është në depresion s’kisha pa ndonjëherë! Nuk e rruan njeri këtu, çdo gjë është katastrofë, s’ka mjekë, s’ka ilaçe, s’ka kushte jetese por veç mbijetese. Nga ora 4 e mëngjesit e deri në 11 paradite kanë pasur kohë boll me i ardhë në ndihmë Florianit që vari vetën, po shkurt e shqip këtu se rruna kush. Erdhën mediat sot pas derës së burgut dhe nuk i kan lënë me hyr fare dhe vetëm i kan dezinformu.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY