FOTO GALERI/ Aksidentet, tre qytete të rajonit qendror të Shqipërisë mbajnë rekord

FOTO GALERI/ Aksidentet, tre qytete të rajonit qendror të Shqipërisë mbajnë rekord

137
0
Shares

Sipas raportit të fundit të INSTAT, në muajin tetor numri i aksidenteve rrugore ka rënë me 4.7 %. Ndërsa edhe numri i të aksidentuarve ka shënuar ulje, krahasuar me vitin e shkuar. Qarku që ka më tepër aksidente vijon të jetë Tirana, ndjekur nga Durrësi dhe Lezha. Raporti thotë se në muajin Tetor 2017 numërohen 184 aksidente rrugore nga 193 aksidente të ndodhur në Tetor 2016. Në krahasim me Tetor 2016, numri i aksidenteve është ulur me 4,7 %. Numri i të aksidentuarve është 223 persona, nga 257 që ishte një vit më parë, për të njëjtën periudhë. Në dhjetëmujorin 2017, numri i të aksidentuarve është ulur 6,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i personave të plagosur gjatë muajit Tetor 2017 është 203, nga 230 persona të plagosur në Tetor 2016. Krahasuar me mesataren e personave të plagosur gjatë vitit 2016, ky numër është ulur me 2,9 %. Në Tetor 2017, aksidentet rrugore, në 82,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Në dhjetëmujorin 2017, aksidentet rrugore të cilat kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit zënë 81,5 % të rasteve. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup-mosha 25 – 35 vjeç, duke zënë 27,7 % të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke u ulur me 6,5 % me njëjtën periudhe të një viti më parë. Në Tetor 2017, numri i të vdekurve nga aksidentet për 100.000 banorë ishte afërsisht 1 person. /Monitor/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY