Policia e shteti ka vijuar punën për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, duke bërë të mundur arrestimin e dy personave me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Policia ka arrestuar italianin Ciro Dentice, 50 vjeç, banues në Tiranë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Trieste, Itali, me Vendim Nr. SIEP 154/2012, datë 17..05.2012, e kanë dënuar me 5 vjet e 2 muaj burg, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi Drogat, Kokainë”, “Pastrim Parash”, “Fallsifikim’’, “Armëmbajtje pa leje”, ku i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet, 3 muaj e 7 ditë burg. Gjithashtu është bërë i mundur arrestimi i Lefter Lamaj, 49 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Autoritet Gjyqësore Italiane, kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
TiranëVijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Arrestohen dy shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë.Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasve :-C. D, 50 vjeç, banues në TiranëI shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Trieste, Itali, me Vendim Nr. SIEP 154/2012, datë 17.05.2012, e kanë dënuar me 5 vjet e 2 muaj burg, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi Drogat, Kokainë”, “Pastrim Parash”, “Fallsifikim’’, “Armëmbajtje pa leje”, ku i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet, 3 muaj e 7 ditë burg. -L. L, 49 vjeç, banues në Vlorë I shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Autoritet Gjyqësore Italiane, kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
Publié par Policia e Shtetit sur mardi 21 novembre 2017
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/