“Tërmet financiar”, LSI: Kryeministër, fol për 2 miliardë eurot që rrezikon Shqipëria,...

“Tërmet financiar”, LSI: Kryeministër, fol për 2 miliardë eurot që rrezikon Shqipëria, nuk ta kemi borxh një tjetër ’97

140
0
Shares

“Një tërmet financiar” është ajo çka rrezikon ekonominë vendase dhe që e paralajmëroi sot me shqetësim kreu i grupit parlamentar i LSI-së. Petrit Vasili shprehet se janë 2 miliardë euro që Shqipëria rrezikon t’i paguajë për shkak të kontratave të prishura dhe kjo është përgjegjësi direkte e kryeministrit Edi Rama, i cili duhet të dalë e të tregojë këtë rrezik, pasi shqiptarët nuk ja kanë borxh një tjetër 97’. Sipas Vasilit, kryeministri po e mban të fshehtë këtë “bombë” me sahat për ekonominë dhe shqiptarët, ashtu siç mbajti për katër vite kanabisin.

Reagimi i Petrit Vasilit:

“Kryeministër, vrite frikën dhe fol për 2 miliardë eurot që rrezikon Shqipëria, nuk ta kemi borxh një tjetër 97′. Shqiperia rrezikon te paguaje rreth 2 miliard euro per prishjen e disa kontratave. Kjo shume parash eshte nje termet financiar per ekonomine e vendit dhe per cdo shqiptar. Eshte e barabarte me pasojat qe shqiptaret provuan deri ne palce me renien e piramidave financiare ne 1997. Kryeministri fajtor hesht. Ky gjitholog i palodhur, qe flet per gjithçka dhe per asgje hesht. Ky pergjegjes per kete situate katastrofike hesht. Ky mosreagues per zgjidhjen e situates, megjithëse eshte paralajmeruar zyrtarisht hesht. Apo mendon ky se sikurse me drogen, qe pasi ky permbyti vendin i futi nje leter europes dhe lau duart,po keshtu do te beje edhe me keto miliarda qe rrezikon te paguaje Shqiperia dhe shqiptaret e varfer. Mjaft u trembe, vri friken kryeminister dhe fol per 2 miliardet, pastaj fol per brekushet yamamoto, pikturat, bienalet e artit dhe mijëra vanitetete te nje mendjehumburi.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY