Kryebashkiakja e Shkodrës sulmon qeverinë: Nuk ka fonde shtesë për menaxhimin e...

Kryebashkiakja e Shkodrës sulmon qeverinë: Nuk ka fonde shtesë për menaxhimin e mbetjeve urbane

109
0
Shares

Në një aktivitet të organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në kuadër të aksionit 6-mujor, “Pastrojmë Shqipërinë që duam” ka qenë e pranishme edhe kryebashkiakja e shkodrës, Voltana Ademi. E njohur për përplasjet e vazhdueshme me kryeministrin Edi Rama, Ademi e sulmoi sërish qeverinë duke thënë se fondet e bashkive janë të pamjaftueshme për të përballuar menaxhimin e mbetjeve, ndaj duhen fonde shtesë. Sipas saj bashktë nuk kanë vende të mjaftueshme për depozitimin e mbeturinave, ndërkohe që edhe gjobiten për këtë problem, për të cilin kërkoi që të mos zgjidhet me gjoba.  “Bashkitë pas reformës territoriale janë përpjekur të përmirësojnë situatën sa i takon mbledhjes dhe transportimit të mbledhjeve urbane. Sigurisht nisma në kuadër të këtij aksioni është e vlefshme dhe nuk duhet të mbetet në kuadër të një aksioni partizan. Duhet një plan zhvillimi afatmesëm. Të gjitha bashkitë kanë qenë aktive. Është përmirësuar situata, janë mobiluar burimeve financiare nga vetë bashkitë, dhe kanë filluar të punojnë dukshëm jo vetëm për zhvillimin, por edhe menaxhimin e pikave të nxehta. Kjo është me rëndësi për zhvillimin e ekonomisë dhe turizmit. Shifrat tregojnë se tashmë ka një sensibilizim më të madh edhe të vetë komunitetit. Por ne vazhdojmë të mos kemi investime thelbësore që krijojnë mundësinë e një impakti të madh në mundësinë si ne i menaxhojmë mbetjet. Nuk ka një nivel shtesë fondesh në nivel kombëtar për të menaxhuar mbetjet urbane”, tha Ademi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY