Drejtoria e Burgjeve kundër Komitetit të Helsinkit për dhunën ndaj të burgosurve

Drejtoria e Burgjeve kundër Komitetit të Helsinkit për dhunën ndaj të burgosurve

181
0
Shares

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me anë të një njoftimi për shtyp ka reaguar lidhur me deklaratën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit për pretendimin e keqtrajtimit të një të burgosuri në IEVP Fier. Sipas kësaj drejtorie nga ekspertiza që kanë bërë ekspertët pas ngritjes së shqetësimit nga KSHH, rezulton se ndaj të burgosurit në Fier nuk është ushtruar as dhunë fizike dhe as psikologjike.
Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve:
Duke marrë shkas nga Deklarata Publike e Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KSHH), publikuar në disa media online më datë 17 nëntor 2017, në të cilën ngrihet shqetësimi për keqtrajtimin e një të burgosuri në IEVP Fier, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dëshiron të sqarojë opinionin publik rreth kësaj ngjarje si më poshtë: Me Urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve u krye një inspektim në IEVP Fier për verifikimin e pretendimeve të ngritura për keqtrajtim, nga ku rezultoi se ndaj shtetasit të dënuar me inicialet T.D nuk është ushtruar asnjë lloj forme keqtrajtimi fizik apo psikologjik, si dhe për trajtimin e rastit nuk ka qenë e nevojshme zbatimi në praktikë i “Manualit për Përdorimin e Forcës” hartuar nga ekspertë të KSHH-së dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Shtetasi me inicialet T.D, është dënuar dy herë nga gjykata shqiptare për veprën penale “mashtrim”, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal. Më datë 14 nëntor 2017, ka filluar procedimi disiplinor ndaj këtij shtetasi në IEVP Fier, për thyerje të rregullave të institucionit dhe kundërshtim të forcave të policisë për kryerjen e kontrollit për sende të ndaluara në qelinë e tij. Si rrjedhojë, i dënuari, gjatë një momenti nervozizmi ka tentuar të vetëdëmtohet, duke shkaktuar shenja në duar. IEVP Fier ka zbatuar të gjitha procedurat standarde të parashikuara në rregullore për trajtimin e personave me liri të kufizuar.Gjithashtu, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgjeve ka ndërmarrë një hetim për verifikimin e pretendimit për keqtrajtim. Eksperti mjeko ligjor, pjesë e grupit hetimor, ka vlerësuar paraprakisht se i dënuari nuk ka shenja apo dëmtime të cilat mund të tregojnë se ndaj tij është ushtruar dhunë. Çështja e pretendimit për keqtrajtim ndaj të dënuarit T.D i është referuar për ndjekje të mëtejshme organit të prokurorisë. Si përfundim, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është e vendosur për të përmbushur misionin e saj themelor për trajtimin me dinjitet të personave me liri të kufizuar. Në këtë kuadër është mirëpritur dhe forcuar bashkëpunimi me organizata monitoruese për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe organet ligjzbatuese në vend. E vlerësojmë të rëndësishme se përpara publikimit të pretendimeve të tilla të pabazuara, të pritet vendimi i organeve kompetente.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin,

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

Tiranë më 20 nëntor 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY