Mediat greke: ABI Bank e Linda Ramës bleu Bankën greke NBG për...

Mediat greke: ABI Bank e Linda Ramës bleu Bankën greke NBG për pastrim parash

449
0
Shares

Banka e Linda Ramës ka blerë aksionet e Bankës Kombëtare të Greqisë në Shqipëri. Megjithëse është tentuar të mbahet i fshehtë në Shqipëri, lajmi i blerjes nga “ABI Bank” të degës së NBG në Shqipëri ka bërë bujë në mediat greke. Kjo edhe për faktin se në bordin e saj është bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, Linda Rama. Portali grek me orientim ekonomik Mikrometoxos.gr. i ka kushtuar një artikull të gjatë blerjes së bankës greke nga ana e Albanian American Investement Bank (ABI), duke theksuar faktin se, “mediat shqiptare e akuzojnë ABI-in si një bankë që pastron paratë e zeza”. “Blerja e (degës së) Bankës Kombëtare të Greqisë e rrit më tej peshën e ABI Bank në sistemin financiar shqiptar, duke e bërë tashmë atë një nga bankat më të mëdha në treg. Ekspansioni i papritur i ABI Bank në tregun vendas nuk ka kaluar pa u vënë re, jo vetëm brenda vendit, por gjithashtu edhe organizmat ndërkombëtare që mbikëqyrin ekonominë shqiptare”, shkruan ndër të tjera portali grek. Banka Kombëtare Greke (NBG) shiti pjesën më të madhe të aseteve në Ballkan, duke përfshirë operacionet e saj rumune, për të përfunduar një plan ristrukturimi për të cilin është rënë dakord me autoritetet evropiane. Pas disa muajsh që Banka Kombëtare e Greqisë kishte dalë në shitje mësohet se është mbyllur transaksioni dhe banka është blerë nga Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank). Të kontaktuar nga “Monitor”, drejtuesit e ABI Bank nuk bënë asnjë koment. Transaksioni duhet të marrë miratimin nga Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Konkurrencës. Burime zyrtare nga BSH thanë se nuk ka mbërritur kërkesë pranë këtij institucioni. Në garë për të blerë NBG ishin edhe Banka e Parë e Investimeve (FiBank) dhe Eurosig. Që në fillim ABI Bank mësohet se ishte e preferuar dhe lobimi ka qenë i madh për ta shpallur atë fituese, ndërsa Banka e Shqipërisë favorizonte Fibank, ndërsa Eurosig ishte jashtë loje, për shkak të mungesës së përvojës së sistemit bankar. Pas shitjes së NBG dhe përthithjes së Bankës Veneto nga Intesa San Paolo, sistemi bankar do të ketë 14 banka, nga 16 që ishin në fillim të këtij viti, teksa procesi i konsolidimit të sistemit pritet të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm. NBG e Greqisë, që pas krizës së borxheve greke nxorri në shitje filialet e saj të rajonit, si pjesë e planit për t’u ristrukturuar në linjë me rekomandimet e Bankës Qendrore Europiane. Në shitje është edhe Tirana Bank, pjesë e grupit bankar të Pireut. Asetet e NBG Albania në fund të tremujorit të tretë të këtij viti ishin 40 miliardë lekë, ose 2.8% e totalit të sistemit bankar. Banka kishte gati 4% të stokut të huave dhe 2.6% të depozitave, sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave. Për 9-mujorin, ajo kishte deklaruar një humbje prej rreth 133 milionë lekësh. ABI Bank nga ana tjetër, e cila nisi si një bankë relativisht e vogël sot është shndërruar në një nga më të mëdhatë në vend. Me gruan e Ramës në drejtimin e saj kjo bankë është sot një nga lavatriçet e Ramës në pastrimin e parave të drogës. Ky ishte dhe qëllimi i krijimit dhe sot fuqimizimit të saj.
Abi Bank e Linda e Ramës për pastrimin e parave të Rilindjes
Sistemi bankar në Shqipëri numëron 16 banka, por vetëm njëra prej tyre vjen nga kompani offshore. Ajo është Banka Amerikane e Investimeve, në bordin drejtues të së cilës pak muaj më parë u emërua bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama. Banka Amerikane e Investimeve përbën një risi të çuditshme në sistemin financiar shqiptar, e cila ka habitur jo pak ekspertët. Pronësia e saj është e pagjurmueshme, pasi kalon përmes parajsave fiskale. Të gjitha bankat e licencuara në Shqipëri zotërohen nga grupe të mirënjohura financiare kryesisht nga Europa Perëndimore. Pronësia e tyre është transparente dhe aksionerët që i zotërojnë janë të njohur publikisht. Por në rastin e ABI Bank, çuditërisht kjo traditë u thye, duke ngritur dyshime të forta edhe ligjore për licencimin e bankës në dhjetor të vitit 2015. Linda Rama, është emëruar në Këshillin Drejtues të ABI Bank (Banka Amerikane e Investimeve). Sipas dokumenteve znj.Rama është emëruar në këtë detyrë që prej fillimit të vitit të shkuar dhe mandati i saj do të zgjasë deri më 7 janar të vitit 2020. Por edhe pse zyrtarisht rezulton në detyrë që prej janarit të vitit 2016, zyrtarizimi i znj.Rama është bërë në shtator, sipas dokumentave të publikuara nga vetë banka. “Arsyet e hapjes së çështjes: Depozitim i Rezolutës Nr.64, datë 07.01.2016, ku është vendosur emërimi i z.Richard Lukaj dhe zj.Lindita Rama si anëtarë të rinj të Këshillit Drejtues”, thuhet në Regjistrin e Binzeseve, referuar emërimit të Linda Ramës në Këshillin Drejtues të “ABI Bank”. “ABI Bank” zotëron 2.7% të tregut bankar dhe nëse do të blejë edhe “NBG” atëherë portofoli i saj në tregun shqiptar do të arrinte në 5.6%. ABI Bank vazhdoi të mbajë një pozicion rekord në treguesit më të rëndësishëm të sistemit bankar në gjysmën e parë të vitit 2016. Kjo bankë rezultoi të ishte institucioni me përfitueshmërinë më të lartë në treg si rezultat i përmirësimeve në cilësinë e portofolit të kredisë dhe uljes së shpenzimeve administrative. Përfitueshmëria e lartë ka çuar në një mjaftueshmëri kapitali rekord për bankën dhe më të lartën në sektorin bankar në Shqipëri me 23%. Niveli i lartë i depozitave dhe i kapitalit ndikuan në rritjen në masën 19% të aktiveve të bankës me një vlerë totale 229 milionë euro. Banka Amerikane e Investimeve zotërohet 100 për qind nga një fond financiar i quajtur Tranzit sh.p.k. Por ky i fundit, zotërohet nga 3 aksionerë, një shtetas shqiptar me emrin Andi Ballta dhe dy fonde të tjera, NCH Balkan Fund dhe Neë Century Holding. Të dy këto fonde, të cilat zotërojnë 70 për qind të Bankës Amerikane të Investimeve janë të regjistruar në parajsën fiskale të ishujve Cayman. NCH Balkan Fund, L.P është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e regjistruar në Ishujt Cayman me numër regjistri MC-15214. Në po të njëjtin vend, pra në ishujt Cayman është regjistruar edhe kompania tjetër që ka në bashkëpronësi Tranzit sh.p.k, Neë Century Holdings XI, L.P e cila ka si numër regjistri CR-10711. Askush nuk e di se kush qëndron pas NCH Balkan Fund dhe Neë Century Holdings, për shkak të sekretit që ofrojnë parajsat fiskale. Ky fakt ngre dyshime të forta. Kush qëndron pas Abi Bank dhe pse BSH pranoi të licencojë një bankë nga parajsat fiskale. /Syri.net/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY