Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku ka rrëfyer paraditen e sotme një histori tepër interesante në lidhje me gjyshen e tij, Ijen, me të cilën ka një lidhje shumë të fortë shpirtërore. Rrëfimin që nuk e kishte treguar më perpara, Besi e bëri teksa ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit në Ora Neës. “Mua me ka rritur Ija, Ija eshte gjyshja ime. Prinderit une i kam pas ne Has deri ne 6-7 vjec me ka mbajtur Ija, ne momentin qe kam mbaruar gjimnazin, diten e fundit, deri 22 vjec kam ndejtur ne Bubq dhe kam fjet me Ijen dhe te shtepia, te soba ngjitur ishin divanet qe i mbanin ne fshat dhe per te fjetur me Ijen hapnim divanin dhe une flija nga muri”, u shpreh Besi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/