Përgjimi i kryebashkiakut të Durrësit, ja cila agjenci inteligjente e ka sjellë...

Përgjimi i kryebashkiakut të Durrësit, ja cila agjenci inteligjente e ka sjellë dosjen…

226
0
Shares

Ditën e djeshme, kreu i PD-së, Lulzim Basha dha një deklaratë “bombë”, e cila kishte për subjekt kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Basha u shpreh konkretisht se “peshku i madh ka rënë në rrjetë” duke paraljmëruar arrestime të fuqishme, por pa dhënë asnjë informacion për agjencitë inteligjente sipas tij që kanë përgjuar Dakon. Ky detaj është zbardhur në emsionin “Opinion” mbrëmjen e djeshme, ku gazetarja Anduena Llabani tha se dosjen ndaj kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, e ka sjellë Eulex. Gazetarja shtoi më tej se Dako është përgjuar dhe ka informacione nga shërbimet e huaja për një bandë që bën aktivitet kriminal dhe është përdorur për blerjen e votave në 25 qershor. “Eulex ka sjelle një dosje ndaj tij, por edhe kjo nuk konfirmohet zyrtarisht”, tha  Llabani në emisionin Opinion. Sakaq, gazetari Blendi Fevziu tha se teksa ka komunikuar me deputetët e PD gjatë ditës së djeshme i kanë thënë se “ditet ne vijim do botojnë fakte konkrete nga dosja që kanë në dispozicion po mbetet për t’u parë se deri tani jemi në kuadrin e deklaratave”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY