DETAJE/ Francë, kapet 1.3 ton kokainë, arrestohen 3 shqiptarët e rrjetit ndërkombëtar...

DETAJE/ Francë, kapet 1.3 ton kokainë, arrestohen 3 shqiptarët e rrjetit ndërkombëtar të trafikut

280
0
Shares

Një rrjet trafiku ndërkombëtar droge është goditur në Francë këtë fundjavë, me rreth 1.3 ton kokainë të sekuestruara në Bordo.
23 persona u arrestuar të dielën nga autoritet franceze. Mes të arrestuarve janë 3 shqiptarë, 11 kolumbianë, 3 francezë, 5 italianë dhe një turk. Disa prej tyre, para arrestimit u takuan në një vilë pranë Bordosë për të marrë ngarkesën e drogës.
Sipas hetimeve, grupe të ndryshme kriminale siguronin nga Franca sasi të mëdha droge, që sillej aty tra trafikantët amerikano-latinë.

Sekuestrimi i automjeteve dhe qindra-mijëra Euro
Kokaina e sekuestruar, ishte fshehur në valixhe dhe çanta sportive. Sasi prej 1.3 ton drogë, duke përllogaritur se 1 kg shitet 30.000 Euro, do të gjeneronte plot 39 milionë Euro për trafikantët.
Siç raporton televizioni francez “BFM TV”, janë sekuestruar gjithashtu edhe 7 automjete dhe qindra-mijëra euro (KESH).
Burrat e arrestuar dyshohet se janë, ose punojnë për grosistët e mëdhenj të drogës në Europë. Hetimet tregojnë se ata ishin në gjendje të siguronin qindra kilogramë kokainë për të furnizuar tregjet franceze, italiane, spanjolle, angleze e shteteve të tjera të Europës Perëndimore.
Për të goditur këtë rrjet kriminal, autoritet franceze kanë bashkëpunuar me DEA-n amerikane, autoritet spanjolle dhe ato kolumbiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY