SKANDAL/ Universitetet nuk kanë lekë as për të blerë…

SKANDAL/ Universitetet nuk kanë lekë as për të blerë…

129
0
Shares

Një tjetër skandal denoncohet, këtë herë nga universitetet shqiptare.
“Studenti dixhital”, denoncon mungesën e mjeteve e pajisjeve në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, si dhe detyrimin që ju bëjnë mjekët dhe pedagogët, për ti blerë vetë ato, me shpenzimet e tyre.
Denoncimin e bën publik, ish-kryeministri Sali Berisha.

Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Noriega dhe madame Vila per klientelen shpartallojne universitetet publike!
Stdudenti dixhital denoncon:
Nje situate katastrofale qe kurre nuk ka ekzistuar me pare ne fakultetin e Mjeksise Dentare.
Lexoni mesazhin e tij. sb

“Pershendetje doktor. Jam student ne Fakultetin e mjekesise dentare ( dikur fakulteti i stomatologjise ) Dua t’ju shpreh shqetesimin e studenteve te cilet jane te detyruar te blejne vete materialet dentare per praktikat mesimore dhe sherbimin ndaj pacienteve. Klinika Stomatologjike Universitare ndodhet ne kushte krejtesisht te papershtatshme per sherbimin ndaj pacienteve qe marrin sherbim stomatologjik publik ne kete institucion. Studentet blejne doreza, maska, preparate te ndryshme si alginat, silikone te ndryshme qe perdoren per trajtimin e pacienteve qe gjithsesi paguajne nje tarife per sherbimin qe marrin. Pergjigja e pedagogeve dhe mjekeve qe punojne ketu eshte : nuk ka materiale dhe duhet ti blini vete. Kjo eshte e papranueshme pasi pacientet paguajne vete per sherbimin qe marrin, ne paguajme tarife vjetore si studente, gjithashtu shteti e ka detyrim sherbimin stomatologjik baze pasi ne te gjithe paguajme taksat. Ankesat jane te shumta nga pacientet per vonesa te gjata ne berjen e protezave dentare. Keta paciente jane te moshuar, pensioniste dhe njerez ne nevoje qe nuk kane mundesi ekonomike qe keto sherbime ti marrin ne klinikat private. Kjo mesaduket nuk ju intereson mjekeve qe punojne ketu, shumica e te cileve kane poliklinika dentare private, ku studentet i shohin si rivale te ardhshem ne treg dhe pacientet qe vijne ketu si njerez te kategorise se trete, vetem sepse kane zgjedhur nje sherbim publik. Ju uroj gjithe te mirat. Anonim te lutem”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY