Rrëfimi i 13-vjeçares për përdhunuesin: Po shkoja në shkollë, më mori me...

Rrëfimi i 13-vjeçares për përdhunuesin: Po shkoja në shkollë, më mori me forcë…

187
0
Shares

Një vajzë 13 vjeçare është abuzuar seksualisht. Alarmin e dhanë familjarët të cilët e denoncuan si të zhdukur disa ditë më parë. Kur është kthyer në shtëpi vajza ka thënë se është përdhunuar nga një djalë shumë vite më i madh se ajo. Prindërit kanë denoncuar në policinë e Durrësit e cila ka nën juridiksion edhe rrethin e Krujës. Sot policia tha se kishte arrestuar një 32-vjeçar, pas denoncimit të vajzës se ishte përdhunuar në një hotel në autostradë.
Në dëshminë e dhënë në polici, e mitura pretendonte se ishte marrë me forcë nga i riu dhe se ishte përdhunuar.
“Më ndaloi në autostradë, kur po shkoja në shkollë, më mori në makinë, më çoi në një hotel dhe më përdhunoi”, ka thënë ajo.
Menjëherë pas denoncimit, polica ka shkuar në një motel që ndodhet në autostradën Tiranë – Durrës dhe ka sekuestruar pamjet filmike. Përmes kamerave, e mitura ka arritur të dallojë të riun Alfred Tereziu 32 vjeç, të cilin e ka etiketuar si përdhunues.
Hetimet për ngjarjen vijojnë, pasi i arrestuari pretendon se e mitura ka shkuar me dëshirë në hotel.

Njoftimi i Policisë – Durrës, më 18. 11. 2017
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë po punojnë për gjetjen e shtetases:
• D. P., 13 vjeçe, banuese në Krujë.
Më datë 17. 11. 2017 ka bërë kallëzim motra e saj, shtetësia A. L., 24 vjeçe, banuese në Krujë pasi shtetësia D. P., pasi mbarimit të mësimit nuk është kthyer në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë – Durrës, më 20. 11. 2017
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin
• Alfred Tereziu 32 vjeç, banues në Tiranë.
Tereziu dyshohet se në një hotel ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur me iniciale D. P., 13 vjeçe, banuese në Krujë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me te mitur“parashikuar në nenin 100 të Kodit Penal.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY