VIDEO/ Statusi i Minatori, Spahiu: Meqënëse qeveria nuk do, le ta bëjmë...

VIDEO/ Statusi i Minatori, Spahiu: Meqënëse qeveria nuk do, le ta bëjmë ne deputetët

165
0
Shares

Statusi i minatorit është një nga nismat që LSI është zotuar se do të çojë në Kuvend për votim, por kjo paketë ligjore ka ngeecur në diskutimet në komisionet parlamentare. Në një konferencë për shtyp, menjëherë pas mbledhjes së grupit, deputeti i LSI, Perparim Spahiu prezantoi tre pika që kanë nevojë të domosdoshme të trajtohen dhe të futen për diskutim në Kuvend, sepse i shërbejnë direkt qytetarit. Spahiu foli për aplikimin e TVSH-së mbi bizneisn e vogël dhe taksën e banesës së parë, të cilat do të vënë njerëzit në vështirësi, por në veçanti, ai u ndal tek statusi i minatorit. “Në mbledhjen e grupit u diskutua propozimi i LSI për statusin e minatorit. Prej më shumë se një muaji ky propozim është bërë në komisionin përkatës, atë të Shëndetësisë dhe të Punës. Pritej nga qeveria një përgjigje zyrtare për këtë propozim të paraqitur nga LSI; kanë kaluar të gjitha afatet dhe ne nuk kemi një propozim të tillë. Grupi parlamentar i LSI bën thirrje Kuvendit ta fusë sa më shpejt në rend dite në komisione në parlament. Unë nuk besoj se qeveria ka dëshirën të kalojë statusin e minatorit se i duhen ata njerëz të varfër e të pambrojtur por unë i bëj thirrje parlamentit, të gjithë deputetëve të ulemi në diskutime dhe ta kalojmë këtë propozim timin për këtë shtresë ndaj së cilës të gjitha qeveritë janë në borxh”, deklaroi Spahiu.

 

Konferencë për shtyp nga selia e LSI-së

Konferencë për shtyp nga selia e LSI-së

Publié par Perparim Spahiu sur lundi 20 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY