Presidenti Nishani, ja cfarë thotë për 18 qershorin dhe ditët më pas

Presidenti Nishani, ja cfarë thotë për 18 qershorin dhe ditët më pas

111
0
Shares

Presidenti i vendit, Bujar Nishani deklaroi sot se ende ka hapësira për një marrëveshje mes opozitës dhe pushtetit ndërkohë që nuk hezitoi të paralajmërojë tensione dhe eskalime të situatës nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje.

Duke folur në një interviste për gazetën ekspres ai paralajmëroi se Kushtetuta kërkon pluralizëm.

“Palët nuk kanë pse të mos marrin në konsideratë diskutime që krijojnë hapësirë për opozitën për tu përfshirë në zgjedhje.

Kohë ka. Instrumentat janë në dorën e politikës. Përshëndeta shtyrjen e zgjedhjeve në Kavajë pasi tensionoi një situatë të ndërlikuar politike.

Eskalimi i situatës mund të ndodhë më 18 qershor por mund të ndodhë edhe pas 18 qershorit.

Kushtetuta jonë kërkon pluralizëm, ajo nuk u jep legjimitet institucioneve që dalin nga zgjedhje të njëanshme.

Në vijim Presidenti tha se ka qenë llogjike që opozita të mos pranonte një President të sajin për shkak se Presidenti nuk ka asnjë mekanizëm për të monitoruar zgjedhjet. Nuk kishte llogjikë politike që opozita të hynte në këtë lojë, tha Presidenti Nishani.DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY