PD: Rama dhe Bushati të na shpjegojnë pse u përjashtuam nga Këshilli...

PD: Rama dhe Bushati të na shpjegojnë pse u përjashtuam nga Këshilli i Stabilizim-Asociimit

127
0
Shares

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Integrimit, deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike kanë paraqitur një kërkesë për shpjegime nga ana e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, sa i takon përjashtimi të opozitës nga mbledhjet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE. Kreu i këtij komisioni, Genc Pollo tha se opozita duhet të jetë pjesë e proceseve integruese të vendit.

DEKLARATA E PLOTË:
Ne deputetët anëtarë të Komisionit për Integrimin Europian, duke qenë se integrimi i vendit në BE ka qenë e mbetet një objektiv për të cilin të tëra partitë parlamentare kanë deklaruar vazhdimisht përkrahjen e plotë të tyre;
– duke e konsideruar këtë fakt si shumë favorizues për procesin e integrimit në BE, gjë që e dallon pozitivisht Shqipërinë nga raste të tjera;
– duke theksuar se ky konsuensus politik lipset të artikulohet institucionalisht sa herë që është e mundur dhe e përshtatshme;
– duke vërejtur se që nga viti 201 opozita ka qenë institucionalsiht e pranishme në mbledhjet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkim Europian përmes ftesës konstante që qeveria i drejtonte kryetarit të Komisionit tonë për të marrë pjesë në delegacionin shqiptar (që nga viti 2005 ky post është mbajtur nga përfaqësues të opozitës parlamentare).
– Duke vërejtur me shumë shqetësim se qeveria e ndërpreu këtë traditë politike pozitive duke mos e ftuar kryetarin e komisionit në takimin e Këshillit të Stabilizim Asociimit të mbajtur më 15 nëntor 2017 në Bruksel kërkojmë shpjegime nga kryeministri Rama dhe ministri Bushati për arsyet e veprimit të tyre lidhur me sa më lart; dhe angazhohemi që përfshirja e opozitës në përfaqësimin e Shqipërisë para Bashkimit Europian të mos mbetet në diskrecion qeveritar, por të kthehet në detyrim ligjor./BW/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY