FOTO/ Meta viziton Shkupin, liderët shqiptarë: Shteti lugat e vendosi flamurin shqiptar...

FOTO/ Meta viziton Shkupin, liderët shqiptarë: Shteti lugat e vendosi flamurin shqiptar mbrapsht

118
0
Shares

Mediat shqiptare në Maqedoni janë duke ndjekur vizitën e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Metës dhe natyrisht, pritjen që do t’i bëhet nga shteti maqedonas. Por, duket se nuk po mungojnë incidentet. “Kryetari i Shqipërisë  Ilir Meta sot do të vijë për vizitë në Maqedoni ku do të qëndrojë dy ditë. Ai në Shkup do të takohet me kryetarin e Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, i cili do ta pret me ceremoni shtetërore”, shkruan “Tetova sot”. Për “nder “të vizitës së parë zyrtare të një Presidenti Shqiptar madje janë vendosur edhe disa flamuj kombëtar shqiptar në afërsi të Kuvendit të Maqedonisë, por kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu përmes një shkrimi ka reaguar ndaj përdhosjes së flamujve kombëtar, duke evidentuar se flamuri shqiptar është vendosur mbrapsht, me kokë poshtë. “Kjo poshtërsi, është vazhdimësi e politikës shoviniste antishqiptare e këtij shteti lugat, i cili nuk le asgjë pa përdorur, për të fyer dinjitetin tonë kombëtar”, ka shkruar Veliu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY