Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, LSI: Të largohen ata që detyrojnë fëmijët e...

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, LSI: Të largohen ata që detyrojnë fëmijët e mitur të nxjerrin krom e të shpërndajnë drogë

193
0
Shares

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka dhën një mesazh shume të fortë, duke ju referuar edhe ngjarjeve të fundit me fëmijët që detyrohen prej kushteve të vështira ekonomike që të mbledhin krom në Bulqizë. Ai apelon që të investohet në këtë vend për të përmirësuar jetën e fëmijëve. Vasili ka edhe një thirrje për rrëzimin nga pushteti të atyre që detyrojnë fëmijët të merren me drogë, apo që ua u lënë prindërit të papunë për një teser partie apo tenderi të dhënë në formë klienteliste.

Postimi i Vasilit:

Sot eshte dita femijeve dhe mendimi i pare shkon vetem tek ata.Femijet kane nevoje si ajri per nje familje te qete te bashkuar dhe te forte.
Varferia, papunesia taksat e larta e te padrejta, droga, krimi dhe gjuha agresive jane armiqte me te eger te familjes dhe te femijve si pjesa me delikate.
Te mos kursejme asgje qe femijet tane te rriten te qete ne Shqiperine tone te dashur dhe ne familje, qe forcohen.
Te largojme ata qe detyrojne femijet e mitur te nxjerrin krom, ata qe detyrojne femijet te shperndajne droge, ata qe u largojne prinderit nga puna per nje teser partie, ata qe parate e femijve jua dhurojne pasanikeve miq te tyre per ti ndare se bashku, duke e goditur e shperbere familjen shqiptare me tragjedine e varferise dhe skamjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY