Vjedhja në teatrin “Skampa”, policia arreston rojen

Vjedhja në teatrin “Skampa”, policia arreston rojen

151
0
Shares

Policia e Elbasanit ka bërë arrestimin në flagrancë të rojës së planizuar me shërbim pranë Teatrit Skampa, nën akuzën e neglizhencës në kryerjen e detyrës. Arrestimi i 48 vjeçarit erdhi pas vjedhjes që iu bë teatrit të qytetit paraditen e djeshme, ku sipas njoftimit zyrtar të policisë janë marrë 4500 euro që financierja i kishte të vetat.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë gjatë ditës së djeshme, ku persona të paidentifikuar në Lagjen “Luigj Gurakuqi” kanë tentuar të vjedhin me thyerje zyrat e katit të dytë në Teatrin Skampa por nuk kanë arritur të marrin asgjë nga Institucioni. Nga veprimet e para hetimore dhe bazuar në deklaratën e Financieres së këtij institucioni rezulton se janë vjedhur rreth 4500 Euro në kasafortën e zyrës së Financieres së këtij institucioni dhe se kjo shumë parash ishte e saj personale të cilat i kishte lënë për ruajtje në zyrën e saj. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Sokrat Thano, 48 vjeç banues në Elbasan. Arrestimi i tij, u bë pasi shtetasi i lartpërmendur është i punësuar pranë një firme private dhe ka qenë i planizuar me shërbim roje objekti pranë Teatrit Skampa dhe dyshohet të mos i ketë përmbushur detyrat e tij funksionale duke neglizhuar në kryerjen e kësaj detyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 248, 134 dhe 22 të Kodit Penal.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY