FOTO/ Propozimi i deputetit të PD: Të amnistohen fshatarët që kultivonin kanabis,...

FOTO/ Propozimi i deputetit të PD: Të amnistohen fshatarët që kultivonin kanabis, të ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë

154
0
Shares

Teksa qeveria i ka dhënë jetë operacionit “Forca e Ligjit” për të luftua krimin e organizuar dhe kultivuesit e kanabisit, një propozim interesant vjen nga deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu. Ai bën thirrje për një amnisti për fshatarët e thjeshtë që kanë kultivuar kanabis, pasi ata janë gjynahqarë që mbushin burgjet dhe arrestimi i tyre nuk është çelësi për të shkatërruar fenomenin. Sipas Shehut duhet të ndëshkohen vetëm përgjegjësit, shefat e policisë, kryetarë njësish administrative dhe bashkish apo narkotrafikantë që janë pasuruar nëpërmjet kultivimit të kanabisit.

Postimi i Tritan Shehut:

THIRJE PER AMNISTI NDAJ TE GJITHE FSHATAREVE TE THJESHTE, KULTIVUES TE KANABISIT, NDESHKIM PER PERGJEGJESIT!

Qeveria, Kuvendi e Presidenti duhet te dakortesohen per nje amnisti te gjere per te gjithe fshataret, kultivues te thjeshte te kanabist, te denuar apo jo deri me tashti. Burgjet jane me mijera te tille gjynahqare, qindra jane ne arrati, mijera jane nen terror nga shtetare; te cileve u kane paguar dhe “haracin”. KRIMINELET E PERGJEGJESIT E VERTETE PO SHTOJNE PASURINE. Zyrtaret e shtetit, pergjegjes dhe te ndeshkueshem per kete veprimatri edhe sipas ligjit 9559, neni 1, pika 3 i vitit 2006, nuk po pesojne asgje. Dje ne Tepelene e Memaliaj, banore te varfer, pa shprese, te keq perdorur edhe ne ceshtjen “kanabis”, me ngriten pikerisht keto probleme. ASNJE MASE PER TE DY KRYETARET E BASHKIVE PERKATESE, TERMET PECI E DURIM ROSHI, AS PER DREJTUESIN E KOMISARIATIT TEPELENES EMILIANO PASHAJ, NDERSA AI I MEMALIAJT ARGENT SHYTI “GRADOHET” NE DIBER. I shtohet kesaj ne Qark edhe drejtuesi i sapo emeruar i komisariatit te Permetit, Feliks Hysi me te njetat probleme ky kur drejtonte policine ne Lac. PADREJTESI DHE VETEM PADREJTESI KETO. Amnistia duhet realizuar per ata qe u keq perdoren dhe vazhdojne te keq perdoren. Drejtesia duhet te godase stimuluesit, organizatoret, protektoret e perfituesit e vertete te kesaj masakre masive droge e krimi!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY