DENONCIMI/ Kaldaja e shkollës së Shupenzës, ku u helmuan 60 nxënës u...

DENONCIMI/ Kaldaja e shkollës së Shupenzës, ku u helmuan 60 nxënës u vendos nga firma e kryetarit të PS në Bulqizë

193
0
Shares

Edhe pse ngjarja e ndodhur të premten në Shupenzë u mbyll pa kosto të larta, me 60 nxënësit e helmuar nga gazi I kaldajës së testuar, gjendja e të cilëve u përmirësua brënda 24 orëve, ende policia nuk ka zbardhur përgjegjësit e vërtetë. Por vonesën e uniformave blu e ka shpjeguar ish-kryeministri Sali Berisha me publikimin e denoncimeve qytetare, ku theksohet se kompania që ka vendosur kaldajat në shkollën e Shupenzës është në pronësi të kreut të PS-së në Bulqizë, Lefter Alla. Denoncuesit gjithashtu informojnë për gjendjen e rëndë të një mësuesi të lënduar ditën e premte.
Postimi i ish-kryeministri Sali Berisha:
Qytetarët dixhital informojnë: Mësuesi i helmuar në Shupenzë është në gjendje të rëndë dhe se Kaldajën në shkollë e vendosi kryetari i Partisë kanabiste! sb
“Mgjesi Pro Dr Sali Berisha. Para dy ditesh u helmuan 60 nxenes ne shkollen e shupences per mos funksionimi i kaldajave nuk ka qene gaz po ka qene tym sepse kur kane vendosur kaldajat nuk i kane vendosur tamam. Mesuesi 43 vjec eshte ne gjendje kritike per jeten. Pa verefikuar mire asnje nxenes mos shkoje ne shkolle. Me rrespekt…”
“Pershendetje zoti Berisha! Dua tju bej me dijeni se kaldajat ne shkollen e shupenzes i ka vendosur kryetari i ps Lefter Alla.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY