Takimi i Ramës me ambasadorët/ Manjani: Diplomacia e Habilajve dhe hashashit në...

Takimi i Ramës me ambasadorët/ Manjani: Diplomacia e Habilajve dhe hashashit në veprim

129
0
Shares

Në punimet e ditës së tretë të takimit me ambasadorët e Shqipërisë në botë, kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim, ku theksoi se “sfida e diplomacisë ekonomike shqiptare është tërheqja e investitorëve të huaj në sektorët e ndryshëm prioritarë të ekonomisë; promovimi e zgjerimi i eksporteve dhe njohja e Shqipërisë si destinacion turistik gjatë të gjithë vitit”. Ai i kërkoi kështu trupës diplomatike që përfaqëson vendin tonë në botë që të tërheqin “njerëzit me lek”, në mënyrë që t’i hapet rrugë investimeve madhore në ekonominë shqiptare. Direktivat e Ramës dhe komunikimin me ambasadorët e ka parë ndryshe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili shprehet se kryeministri po hedh në veprim diplomacinë e hashashit. “U paska folur ambasadorëve të Republikës sikur iu flet Habilajve! Iu ka bërë muhabet investimesh të huaja. Ndërkohë të huajt që investojnë, pasi rrihen barbarisht, përcillen me barrelë në Rinas! Vetëm diplomacia e Habilajve e mbron këtë gjë! Hashash-diplomacia në veprim…”, shkruan Manjani në rrjetet sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY