Grabitja e teatrit “Skampa”, financierja: 4 mijë eurot ishin të miat

Grabitja e teatrit “Skampa”, financierja: 4 mijë eurot ishin të miat

114
0
Shares

Në teatrin “Skampa” të Elbasanit është grabitur gjatë mbrëmjes kasaforta, ku dyshohet se gjendej shuma prej 4 mijë eurosh. Por paratë që janë marrë nga grabitësit pas thyerjes së derës së pasme të teatrit duket se nuk i përkasin këtij institucioni, por financieres. Sipas Report tv, ajo është shprehur në polici se shumën ia kishte dërguar ditën e djeshme i vëllai nga Gjermania dhe i kishte lënë në kasafortë për siguri, pasi bankat ishin mbyllur në fundjavë. Financierja ka deklaruar gjithashtu se të ardhurat e teatrit nga biletat nuk mbahen në kasafortë, por dërgohen menjëherë në bankë. Policia sapo është informuar nga punonjësit e teatrit për grabitjen ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët. Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë teatrit, pasi institucioni nuk ka, për të identifikuar autorët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY