GRABITJA/ Drejtori i Policisë: Ja kur kanë nisur hetimet, të dyshuar më...

GRABITJA/ Drejtori i Policisë: Ja kur kanë nisur hetimet, të dyshuar më shumë se 6 persona

743
0
Shares

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj është shprehur në emisionin Opinion, se policia ka dyshime dhe indice se ka edhe disa persona të tjerë të përfshirë në këtë grabitje, veç atyre që janë arrestuar dhe shpallur në kërkim.
“Ky është një hetim që ka filluar kohë më parë, ka filluar që në grabitjen e dhjetorit të vitit 2015, disa nga këta persona kanë qenë në hetim që nga ajo kohë. Ne kemi dyshime të forta që ky grup ka kryer edhe grabitjen e Union Bank. Ka dyshime që kanë bashkëpunuar me sigurinë private”, është shprehur Hodaj.
I pyetur më tej nga Blendi Fevziu se sa ishte shuma e gjetur, nga grabitja Hodaj i është shmangur detajeve të përgjigjes dhe është shprehur se “Për ne nuk ka rëndësi shuma e gjetur, sikur edhe 1 dollar të gjenim do ishte ne mirë”.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj është shprehur në emisionin Opinion, se parat e kapura në operacionin e sotëm janë të bankave të grabitura.
I pyetur nga Blendi Fevziu nëse polica është e sigurt që këto janë paratë e bankave, Hodaj është përgjigjur se “ka prova të pa kundërshtueshme që vërtetojnë se janë paratë e bankave, ka prova shkencore që paratë e sekuestruara sot nga polica, ju përkasin bankave”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY