FOTO/ The Sun: Vrasësi shqiptar qarkullon i lirë në Angli dhe fiton...

FOTO/ The Sun: Vrasësi shqiptar qarkullon i lirë në Angli dhe fiton 40 mijë stërlina në vit

136
0
Shares

Gazeta britanike “The Sun” shkruan në numrin e saj të sotëm se një shtetas shqiptar i dënuar për vrasje nuk është dëbuar ende nga Britania, edhe pse çështja e tij ka pothuajse një vit që ka dalë në dritë. “Vrasësi, Selami Cokaj po punon në lavazhin e makinave që zotëron, nëntë muaj pasi u ekspozua për herë të parë”, thuhet në artikull. Cokajn e kthyen nga mbretëria në vitin 2009 pasi u zbulua që ai i kishte ikur një dënimi 20-vjeçar me burg në atdhe. Pak para gushtit të 2015-ës, Cokaj arriti të rikthehej në Britani. 43-vjeçari po fiton më shumë se 40,000 paund në vit nga biznesi në Leicester, duke përdorur fitimet për të jetuar në një shtëpi të shkëputur aty pranë, në një rrugë të qetë dhe me gjethe. Deputeti Philip Davies tha për këtë çështje: “Është krejtësisht e papranueshme dhe duhet të deportohet menjëherë”. Cokaj dhe familja e tij besohet të paguajnë për shtëpinë e tyre me qira 1500 paund në muaj dhe kanë një makinë Volvo me vlerë 52 mijë paund dhe një Volksëagen tjetër. Kur iu afrua gazetari, Cokaj tha: “Nuk kam asgjë për të thënë. Largohu”. Zyra Kombëtare e Britanisë së Madhe tha: “Ne jemi të vetëdijshëm për Selami Cokajn dhe aktualisht po kërkojmë deportimin e tij.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY