Rama këtë herë e ka me ambasadorët: Sillni sipërmarrësit e huaj në...

Rama këtë herë e ka me ambasadorët: Sillni sipërmarrësit e huaj në Shqipëri

103
0
Shares

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati patën në orët e para të ditës së sotme një takim me ambasadorët e Shqipërisë nëpër botë, ku u diskutua për zhvillimin ekonomik të vendit dhe pritshmëritë që qeveria ka prej tyre për thithjen e investimeve të huaja. Rama u kërkoi hapur ambasadorëve që të kthehen në “motorrin” e ekonomisë shqiptare duke afruar sipërmarrëës nga vendet ku punojnë në Shqipëri. “Shërbimi i jashtëm të mbështesë investimet e huaja dhe zhvillimin ekonomik duke bashkëpunuar me qeverinë dhe bashkitë e vendit. Rideminsionimi i diplomacisë ekonomike nuk është objektiv që mund të përmbushet thjesht nga diplomatët, por kërkon kalimin në një nivel tjetër të koordinimit me ministritë që janë të përfshira drejtpërdrejt në funksion të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së investimeve të huaja. Çdo njëri nga drejtuesit e misioneve, çdo ambasador duhet të kuptojë rëndësinë e madhe të rolit të tij për të ndihmuar duke këmbëngulur në kalimin sa të shpejtë të kësaj faze transitore që duhet t’i vihet në shërbim procesit të ndërveprimit”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY