Elbasan, makina bie në kanal, shoferi në qeli dhe 3 pasagjerë në...

Elbasan, makina bie në kanal, shoferi në qeli dhe 3 pasagjerë në spital

129
0
Shares

Një shofer nga fshati Jagodinë e Elbasanit ka aksidentuar rëndë tre bashkëfshatarë të tij, të cilët sot ndodhen në Kirurgjinë e Elbasanit, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.  Autori i aksidentit quhet  Gazmir Kasa, 47  vjeç dhe ai përfundoi në pranga. Arrestimi i tij, u bë pasi, në rrugën rurale në fshatin Mjekës duke drejtuar  “Benz”-in me targa AA 809 MJ, ka dalë nga rruga. Por në makinën e tij ndodheshin edhe tre bashkëfshatarët, A.K., 31 vjeç, L.D., 40 vjeç dhe I.K., 16 vjeç.  Dosja e tij i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY