PËRGJIMET/ “Po janë 100-she, janë të mira”, biseda mes financierit Nezar Seiti...

PËRGJIMET/ “Po janë 100-she, janë të mira”, biseda mes financierit Nezar Seiti dhe “Lolos” për fshehjen e parave

182
0
Shares

Përgjimet e kryera nga Prokuroria e Katanias ndaj financierit Nezar Seitit dhe Florian Habilajt, të njohur si “Lolo” kanë nxjerrë në pah detaje të reja për fitimet e grupit të drogës. Bëhet fjalë për një bisedë dhe për një shumë prej 200 mijë erosh që financieri dhe kreu i bandës kërkonin ta fshihnin në automjetin ku ishte vendosur përgjuesi. Detajet e kësaj bisede janë në dosjen që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar në Gjykatë për seancën për masë sigurie ndaj Nezar Seitit, i cilësuar si “financieri” i grupit të Habilajve. Biseda është konsumuar më 2 shtator të vitit 2014 në mjetin e Moisi Habilajt dhe në të ishin duke udhëtuar Florian Habilaj dhe Nezar Seiti, të cilët flasin për transportimin e një shume prej 200 mijë eurosh. “Nëse janë 100-she, atëherë janë të mira”, i ka thënë Nezar Seiti “Lolos”, duke iu referuar prerjes së kartë-monedhave. “Lolo” i përgjigjet: “Janë të gjitha 20- she”. Ky fakt nuk i pëlqen Seitit, pasi prerja 20-she e kartë- monedhave do të zinte më shumë vend. “Nëse janë 20- she, na merr lumi”, ia kthen ai. Më pas, ata diskutojnë edhe për vendin ku do të fshehin paratë, të cilat janë mbajtur në sediljen e pasme të mjetit. Nezar Seiti vazhdon të jetë në burg në Shqipëri, edhe pse ka kërkuar që të ekstradohet në vendin fqinj. Ndërsa Florian Habilaj është ende në kërkim ndërkombëtar. Sipas dosjes së Katanias, grupi i Habilajve ka xhiruar 20 milionë euro nga trafiku i kanabisit, nga Shqipëria drejt Italisë. /Panorama/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY