Gafa e pakorrigjueshme e ish-deputetit

Gafa e pakorrigjueshme e ish-deputetit

323
0
Shares

Ish deputeti britanik, Lembit Opik ka bërë një gafë që i kushtoi jo pak, por gruan e tij bullgare.

Ai i ka dërguar aksidentalisht të dashurës së tij, foto me një femër tjetër.

Ai dhe 45-vjeçarja Alex Best i kanë mohuar akuzat duke thënë se ishin thjesht “miq të mirë”. Por gruaja e tij, Sabina Vankova, ka publikuar fotot që ai ia kishte dërguar aksidentalisht, ku ai shfaqej në momente intime me Alex ndërsa ajo kishte veshur rroba banjoje.

Sabina, me origjinë nga Bullgaria, tha: “Nuk mund ta besoja atë kur pashë fotografitë. Ai gjithmonë ka pohuar se janë vetëm miq, por unë kam pasur dyshimet e mia. Kjo foto tregon se marrëdhënia e tyre nuk është vetëm miqësi. Mua m’u thye zemra. Nuk e dashuroj më dhe nuk dua të jem me të”.

Alex Best është ish gruaja e futbollistit të famshëm George Best dhe njëkohësisht një ish modele shumë e famshme në Britaninë e Madhe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY