Mediat britanike: Komandot fitonin 220 paund në muaj, përballen me 5 vjet...

Mediat britanike: Komandot fitonin 220 paund në muaj, përballen me 5 vjet burg për dezertim

162
0
Shares
Foto Ilustruese

Lajmi për dezertimin e 4 komandove shqiptarë në Angli, është pasqyruar edhe në mediat britanike, të cilat përveç informacionit rreth tyre, detaje rreth trajnimit që po kryenin në Britani, sjellin në vëmendje edhe kushtet në të cilat punojnë ushtarakët në vendin tonë.

Kështu, në një shkrim të sajin, e përditshmja “The Sun”, thotë se katër komandot shqiptarë dyshohet se po fshihen, pasi u zhdukën në një mision trajnues në Britani.

Detajet e zhdukjes së tyre muajin e shkuar, nuk u bënë publike, teksa policia dhe Ministria e Mbrojtjes kishte nisur një hetim për ta, thekson “The Sun”.

Reni Ajazi

Por ushtarakët, të identifikuar si Reni Ajazi, Ylber Kotri, Aleksandër Shkulaku dhe Kleviz Lamkaj, besohet se po fshihen në një komunitet shqiptar në vend.

Më tej, The Sun sjell në vëmendje se ata përballen me mbi 5 vjet burg për akuzën e dezertimit.

“Ata ishin në mesin e 11 shqiptarëve të trajnimit të NATO-s në Uellsin qendror, fluturimet dhe akomodimi i të cilëve, përfshirë natën e fundit në Londër, u paguan nga Ministria e Mbrojtjes. Një burim tha: Ata duhet të ishin kthyer në bazë dhe të fluturonin mbrapsht për në Shqipëri ditën e nesërme”.

Një burim nga Forcat e Armatosura Shqiptare për median britanike tha: “Drejtuesit e lartë janë të revoltuar. Familjet e tyre janë marrë në pyetje dhe hetimet po zhvillohen në Britani dhe Shqipëri”.

Aleksandër Shkulaku

Në trajnimin në fjalë, të drejtuar nga Brigada e 160 – të e Këmbësorisë më bazë në Brecon dhe zyrë qendrore në Uells, morën pjesë 139 skuadra nga e gjithë bota, të cilët konkurronin në sfida të ndryshme. Ndër to përfshihej edhe një marshim 60 kilometra përreth maleve.

Shqiptarët në arrati, shkruan The Sun, veteranë të luftës në Afganistan thuhet se janë pjesë e komandove elitë. Ata fitonin 220 paund (rreth 330 mijë Lekë) në muaj.

E përditshmja britanike sjell në vëmendje edhe një status në rrjetet sociale të ish – drejtuesit të Forcave Speciale Shqiptare, Dritan Demiraj, i cili e konsideroi sjelljen e ushtarakëve të papranueshme.

“E di që nuk janë paguar mirë dhe punojnë në kushte të vështira, por ajo që bënë është totalisht e pa justifikueshme. Ata udhëtuan drejt Britanisë për të përfaqësuar Shqipërinë në një trajnim ushtarak dhe unë u bëj thirrje që të rikthehen në vendin e tyre sa më parë të jetë e mundur”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY