U asfiksuan në shkollën e Shupenzës, ja cila është gjendja aktuale e...

U asfiksuan në shkollën e Shupenzës, ja cila është gjendja aktuale e nxënësve

120
0
Shares

Pasi 60 nxënës u asfiksuan ditën e djeshme në shkollën e mesme në Shupenzë të Bulqizës për shkak të rrjedhjes së gazit, sot ka të tjera të dhëna për gjendjen e tyre shëndetësore.
Sipas raportimit të fundit, çdo gjë është nën kontroll dhe nxënësit e asfiksuar janë përmirësuar.
Aktualisht në spitalin e Peshkopisë ndodhen vetëm 8 nxënës, ku 5 prej tyre pritet të dalin. Në spitalin e Bulqizës, ndodhet vetëm një nxënës. Gjithashtu priten të lënë mësuesja dhe një nxënës, spitalin e Tiranës.
Asfiksimi i nxënësve në shkollën e Shupenzës erdhi si pasojë e problemeve me kaldajën.
Ngjarja ndodhi dje, kur rreth orës 10.40, specialistët e postës së policisë Shupenzë, morën informacion se disa nxënës shkolle kanë shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në qendrën spitalore në Shupenzë.
Menjëherë kanë shkuar në ambientet e qendrës spitalore ku nga veprimet paraprake të kryera ka rezultuar se: Në një shkollë të mesme në qendër Shupenzë, janë ndezur kaldajat me lëndë drusore për ngrohjen e ambientit, dhe në momentin e ndezjes oxhaku i shkollës ka qenë i bllokuar dhe për pasojë tymi është shpërndarë në ambientet e brendshme të shkollës duke shkaktuar ndotje të ambientit.
Për pasojë janë asfiksuar dhe ndjerë keq nga ana shëndetësore disa nga nxënësit e kësaj shkolle, ku 16 prej tyre të moshave 16 – 18 vjeç, po transportohen për ndihmë më të specializuar drejt spitalit të Bulqizës, jashtë rrezikut për jetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY