EMRI/ KLD shkarkon një gjyqtar të dënuar për fshehje pasurie

EMRI/ KLD shkarkon një gjyqtar të dënuar për fshehje pasurie

145
0
Shares

KLD, në mbledhjen e sotme shkarkoi edhe një gjyqtar.
Sipas njoftimit zyrtar të KLD-së, mësohet se “Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli vendosi me shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Elbasan, Qani Hasa, për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi”.
Mësohet se Hasa është dënuar për fshehje pasurie. Ai ishte proceduar më se dy vjet më parë nga ILDKPKI dhe me kërkesë të ish-ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço.
Në mbledhjen e sotme gjithashtu, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY