Olta Xhaçka “vë në rresht” prefektët ish-ushtarakë: Dilni nga zyrat

Olta Xhaçka “vë në rresht” prefektët ish-ushtarakë: Dilni nga zyrat

222
0
Shares

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një takim me 12 prefektët e sapoemëruar në vend, kërkoi një planifikim të qartë masash për parandalimin dhe për menaxhimin e Emergjencave Civile.
Ajo i ka “urdhëruar” të dalin nga zyrat, duke ju kujtuar se zyrat e tyre, janë terreni.
“Në raste emergjencash dhe ngjarjesh të jashtëzakonshme, zyra juaj duhet të jetë terreni, sikurse kompetenca juaj është ndjekja e Planit të Veprimit hap pas hapi”, iu drejtua ajo prefektëve të rinj. Ministrja e Mbrojtjes kërkoi nga prefektët veprim të shpejtë dhe të zhdërvjellët sipas pikave të një plani të qartë veprimi, të konceptuar si një Protokoll Tip Veprimesh në situata të jashtëzakonshme.
Në ditët në vijim, ministrja Xhaçka do të thërrasë një takim të zgjeruar me të gjithë kryetarët e bashkive në vend dhe drejtuesit e njësive administrative për të koordinuar masat dhe për të dhënë orientimet për përballimin e emergjencave në ditët e vështira të dimrit.
Sipas ligjit “Për emergjencat civile” dhe akteve nënligjore përkatëse në dhe për zbatim të tij, Komisioni i Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile, ka si kryetar prefektin e qarkut. Ndërkohë, Zyra Qendrore e Emergjencave Civile, është parashikuar të funksionojë këtej e tutje si strukturë e Ministrisë së Mbrojtjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY