EMRI & FOTO/ Skandali me pronat në Kavajë, vjehrri i kreut të...

EMRI & FOTO/ Skandali me pronat në Kavajë, vjehrri i kreut të PS-së kërkon të bashkëpunojë me drejtësinë “për tua futur” bashkëpunëtorëve

321
0
Shares

Said Çikalleshi, ish-kreu i ZVRPP së Kavajës, vjehrri i Gentian Dajës, kreut të PS-së lokale, i përfshirë në skandalin me pronat në Spillé, kërkon të bashkëpunojë me drejtësinë, në këmbim të gjykim të shkurtuar.
ABC Neës siguron dëshmitë e disa personave të marrë në pyetje nga prokuroria në lidhje me këtë dosje.
Një ditë pas vetëdorëzimit në policinë e Kavajës, Seid Çikalleshi, ish-regjistruesi i Hipotekës së qytetit bregdetar ka kërkuar gjykimin e shkurtuar nga organet e drejtësisë.
Çikalleshi ka pranuar të bashkëpunojë, duke u vënë në dispozicion të prokurorisë për të shpjeguar mënyrën se si ka funksionuar transaksioni i pronave ranishte në zonën e plazhit të Spilles.
Sipas organit të akuzës, janë tjetërsuar rreth 36 ha tokë në zonën bregdetare, ndërsa falsifikimi i pronave kishte filluar prej vitit 2000.
Për këtë çështje, janë nën hetim 11 persona të prangosur, per 8 nga te cilët gjykata ka caktuar, masat e sigurisë me arrest me burg.
ABC Neës ka siguruar një pjesë të deklarimeve të të pandehurve në prokurori, ku rasti më tipik është ai i familjarëve të ish-nën prefektit të Tiranës, Fatos Kaja.
Nga deklarimet e personave të marrë në pyetje lidhur me hetimet për këtë dosje, vihet re se pjesa më e madhe e atyre që kanë fituar tokë ranore në Spille sipas kësaj skeme, i kanë dhënë shtetasit Ilir Kaja vetëm kartën e identitetit. Pas vitit 2011, – sqarohet nga prokuroria-, përfituesit e pronave thjesht ishin paraqitur tek noterët për të bërë transaksione me persona që nuk i kishin takuar apo njohur më parë.
“Nga thëniet sqarohet se kanë marrë tokë në mënyrë të kundërligjshme, persona të cilët ose nuk kanë bërë kërkesë për marrje toke siç rasti Hekuran Kaja ose kanë kërkuar tokë por nuk kanë dijeni se komisioni i ka pajisur me tokë dhe nëpërmjet mashtrimit iu është kaluar disa personave të tjerë siç është Rasti Dritan dhe Nas Tani. Toka e përfituar në këto pasuri, është dhënë jashtë kritereve ligjore të përcaktuara në Ligjin 7501”.
Përfituesi më i madh i tokave ranore, sipas prokurorisë është Fatos Kaja me 51 mijë m2 , i cili ka qenë edhe kryetar i komunës Kryevidh. Ndërkohë që familjarët e ish-kryebashkiakut të Kavajës kishin përfituar afërsisht 11 mijë m2 tokë.
Të shtunën pritet të dalin para gjykatës për caktimin e masës se sigurisë edhe drejtori i ALUIZNIT Kavaje si dhe dy ish zyrtarë të Komunës Kryevidh, të arrestuar në gjatë operacionit policor “Ranishtja”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY