DETAJE/ Elbasan, incidenti me “Audi”-n, tre të dyshuarit tërhiqen nga kërkesa për...

DETAJE/ Elbasan, incidenti me “Audi”-n, tre të dyshuarit tërhiqen nga kërkesa për liri

143
0
Shares

Tre personat e arrestuar për incidentin e 18 shtatorit në Elbasan, ku mjeti i zëvendësdrejtorit të Policisë Vendore u godit nga një “Audi” i blinduar kërkuan ndryshim të masës së sigurisë te Krimet e Rënda. Të dyshuarit Ledio Zabeli dhe Valmir Dedja kërkuan lirim nga masa e “arrestit në burg”, ndërsa Kelmend Xhaferri nga ajo e “arrestit shtëpiak”. Në tre seancat e zhvilluara paraditen e së premtes, të dyshuarit u tërhoqën nga kërkesa. Avokati mbrojtës i tyre, Eno Bushi, pretendoi se i mungojnë disa akte të hetimit. Ai i tha gjyqtares Miliana Muça se tërhiqej nga kërkesa, pretendim që u miratua edhe nga klientët e tij. E gjendur në këto kushte gjykata vendosi pushimin e të tre çështjeve.
Përplasje e mjetit të nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi, aktualisht i shkarkuar, ndodhi në lagjen “Dyli Haxhire”, gjatë një operacioni policor për verifikimin e mjeteve luksoze apo të dyshuara të trafikuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY