FOTO GALERI/ Kamioni elektrik, prezantohet e ardhmja

FOTO GALERI/ Kamioni elektrik, prezantohet e ardhmja

153
0
Shares

Kompania Tesla paraqiti kamionin e saj të parë elektrik, i cili synon që të sfidojë kamionë me naftë për kurorën e mbretit të rrugës.
Kamioni i ri i Tesla ka një autonomi prej 800 km me një karikim të vetëm të baterisë. Sipas kompanisë, prodhimi në seri i kamionit të saj elektrik do të nisë në vitin 2019. S
hefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk pasi paraqiti kamionin, gjithashtu prezantoi edhe makinë e re të kompanisë, e cila sipas tij do të jetë vetura më e shpejte prodhim serie e shitur ndonjëherë.
Kamioni i ri elektrik nga 0 arrin shpejtësinë 100 km/h për 20 sekonda me një ngarkesë prej 36 tonësh, maksimumi i lejuar në rrugët amerikane. Por ekspertët janë disi dyshuar për angazhimet e Tesla, pasi kompania është mbrapa me prodhimin e modelit të saj 3, për të cilin tha se nuk do të arrijë të prodhojë 500 makina në javë në 2018 siç kishte premtuar.
Prezantimi i kamionin të ri lë vend për diskutim, nëse është një deklaratë e guximshme e Musk për besimit tek teknologjia e tij, apo një largim i gabuar vëmendje nga qëllimi kryesor i Tesla-s për ta shndërruar modelin tre në një makinë të lirë për njerëzit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY